Konfirmohet Deschamps/ Federata Franceze e Futbollit njofton rinovimin deri në vitin 2026

07/01/2023 12:31

Noël Le Graët e kishte premtuar, në rast të një gjysmëfinaleje në Kupën e Botës, tashmë është zyrtare.

Didier Deschamps do të qëndrojë trajner i Bluve deri në vitin 2026. FFF e zyrtarizoi lajmin në një deklaratë për shtyp të publikuar të shtunën.

Federata Franceze e Futbollit dhe Noël Le Graët, presidenti i saj, kanë kënaqësinë të njoftojnë zgjatjen e Didier Deschamps do të jetë në krye të skuadrës franceze deri në qershor 2026.

I emëruar më 9 korrik 2012 nga Noël Le Graët, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të kombëtares me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje, 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar.

Nën drejtimin e tij, skuadra franceze fitoi veçanërisht Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022. Aktualisht është në vendin e 3-të në renditjen e FIFA-s ku ka qenë vazhdimisht në katër të parat për pesë vitet e fundit.

 Një nga lojtarët e kombëtares që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit është Etrit Berisha. Gardiani i Shqipërisë është në kuotën e zero minutave këtë sezon me Torinon dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit “Granata”.

Ndaj, 33-vjeçari është duke studiuar mundësitë që ofron merkato dhe së fundmi një alternativë është paraqitur. Spezia është në “gjurmët” e Berishës duke qenë se aktualisht ish-skuadrës së Rey Manajt i janë dëmtuar dy portierët Zoet dhe Dragowski.

Sipas Tuttosport, zgjedhja më e mirë për drejtuesit e Spezias është Berisha, që ofron eksperiencë të mjaftueshme mes shtyllave për shkak se prej vitesh portieri është pjesë e Serie A duke koleksionuar paraqitje me Atalantën, Lazion, SPAL e së fundmi Torinon.  Sa i takon Spezias, edhe në këtë sezon objektivi i skuadrës është mbijetesa teksa aktualisht skuadra renditet në vendin e 17-të me 14 pikë.

 Cristiano Ronaldo po i afrohet momentit të debutimit me Al Nassr. Skuadra e tij e re zhvilloi sot ndeshjen e parë të epokës CR7, edhe pse ky i fundit ende nuk është regjistruar në pritje të transferimit të një tjetër të huaji.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi atë të qëndrojë pranë bashkëlojtarëve të rinj, duke ndjekur sfidën ndaj Al Taee direkt nga dhomat e zhveshjes. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Al Nassr, Ronaldo mund të shihet duke u gëzuar për golin e dytë të brazilianit Anderson Talisca, ndërsa stërvitet me biçikletë të palëvizshme.

Top Channel