Leipzig nuk do e ketë të lehtë të mbajë në skuadër dyshen Dani Olmo dhe Josko Gvardiol, por drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl qetësoi tifozët në prononcimin për Sky Sport Deutschland.
Mesfushori spanjoll ka kontratë deri në vitin 2024. Ofertat për 24-vjeçarin nuk mungojnë, por Leipzigu po punon për të firmosur një akord të ri me të, ndërkohë që për mbrojtësin kroat po ushtron presion Reali i Madridit.
GVARDIOL – “Duke aktivizuar opsionin e zgjatjes së kontratës, ne kemi frenat e marrëveshjes në dorë. Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk jemi aspak të interesuar ta shesim në verë”.
Reali ka ofruar 120 milionë euro për 20-vjeçarin nga Zagrebi, për të cilin interesohen edhe Manchester City e Chelsea. Ndërkohë, Leipzigu renditet në vendin e tretë në Bundesliga me 28 pikë, gjashtë më pak se Bayerni kryesues./ Super Sport
Top Channel