Real Madrid lë pas Liverpool/ Shumë pranë Bellingham, por pengesë bëhet vetëm paga

06/01/2023 22:53

Real Madridi kryeson garën me Liverpool për Jude Bellingham.

Sipas raportimeve nga Spanja, “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë 110 milionë euro për kartonin e anglezit të Borussia Dortmund.

Ndërsa duket se i vetmi shqetësim për Realin lidhet me pagën që do i japë mesfushorit, në mënyrë që të mos kalohen parametrat që kërkon La Liga.

Interes të lartë për të ka shfaqur prej kohësh edhe Liverpool, megjithatë “The Reds” duket se nuk janë të bindur për të paguar 110 milionë euro për anglezin.

Top Channel