E pranon edhe Salihamidzic, portieri i kombëtares së Zvicrës pranë Bayernit

06/01/2023 22:17

Drejtori i Bayernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se janë në bisedime me Borussian e Monchengladbachut për portierin zviceran, Yann Sommer.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë nga klube të tjera, por Sommer është në rendin e ditës, kjo është e qartë. Ne po shqyrtojmë opsionet tona dhe do të marrim një vendim së shpejti”.

34-vjeçari zviceran ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, ndaj Monchengladbachu mund të detyrohet të negociojë kalimin e tij në merkaton e dimrit në mënyrë që lojtari të mos largohet me kosto zero.

Top Channel