Nuk ka si ne në Europë! UEFA publikon studimin: Ja pse shqiptarët ia kalojnë Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë për këtë fenomen (Dokumenti exclusiv) 08/06 16:11
Pas Neymar tifozët brazilianë janë kapur me Rivaldon.
Ish kampioni i botës (2002) dhe fituesi i Topit të Artë (1999) ka një përgjigje për ata që e akuzojnë pse nuk mori pjesë në homazhet ndaj Pele.
“Edhe sikur të ndodhesha në Brazil, nuk e di nëse do të merrja pjesë në homazhe. Nuk më pëlqen të bëj homazhe, por nuk jam kundër askujt që dëshiron.

E kam takuar Pele, kam qenë disa herë me të dhe kam pasur rastin ta nderoj kur ishte gjallë. Ia kam shfaqur gjithë dashurinë time.
Nderimi më i mirë është ai që të bëhet kur je gjallë. Unë e kam ndërgjegjen e pastër në lidhje me këtë aspekt”, shkruan Rivaldo në rrjetet sociale.

Top Channel