Komplikohet transmetimi i Fernandez/ Benfika kërkon 120 mln euro njëherësh, Chelsea do të paguajë me këste

05/01/2023 19:23

Komplikohet transferimi i Enzo Fernandez nga Benfika tek Chelsea, ndërkohë që pak ditë më parë dukej gjithçka e mbyllur dhe pritej vetëm zyrtarizimi.

Mes dy klubeve ka nisur një betejë dhe raundin e fundit po e fiton benfika që kërkon të vendosë rregullat e saj, pasi ka në dorë kartonin e një prej të rinjve më të talentuar në botë, të shpallur dhe kampion bote me Argjentinën pak javë më parë. Benfika kërkon që anglezët e Chelsit të paguajnë njëherësh, të gjithë shumën e kaluzolës 120 milionë euro dhe jo me këste siç kërkojnë anglezët të cilët kanë kufizime nga UEFA për shkak të rregullave të fair play financiar. Trajneri i Benfikës deklaroi gjatë një konferencë për shtyp se nuk dëshiron ta shesë 21 vjeçarin dhe se klubi anglez po i premton lojtarit gjerë të pavërteta. Mediat portugeze thonë se Chelsea ka ofruar vetëm 80 milion euro për argjentinasin, të cilin drejtori sportiv i Benfikës Rui Kosta e bleu 5 muaj më parë për vetëm 10 milionë euro dhe 8 bonus.

Sot në mbrëmje në orën 21:00 luhet një nga klasiket e futbollit anglez, Chelsea -Manchester City, ndeshje e vlefshme për javën e 17 të Premier Ligës. Një sfidë që pritet të jetë spektakolare pasi të dyja skuadrat do të hedhin në fushë lojtarë që janë ndër më të mirët në botë. Kjo sfidë ishte dhe finalja e Championsit të dy viteve më parë. Ekipi i Guardiolës është në ndjekje të arsenalit kryesues që ndodhet 7 pikë para dhe sot ka mundësi ta shkurtojë këtë distancë në katër pike. Por përballë ka një skuadër shumë të fortë si Chelsea e cila po kërkon pikë për të siguruar një vend në Champions ligën e sezonit të ardhshëm. londinezët ndodhen në vendin e 10 dhe kanë vetëm 25 pikë. ndërsa Manchester City ka 36 pikë në 16 javë

 Shtyhet me 24 orë debutimi i Kristiano Ronaldos me skuadrën e tij të re Al Nassr. Shkak janë bërë kushtet atmosferike, sasia e madhe e shiut që ka rënë gjatë orëve të fundit në Arabinë Saudite ka dëmtuar impiantin elektrik të stadiumit, ndeshja është shtyre me 24 orë dhe do të luhet të shtunën. nga ana tjetër klubi arab ka njoftuar se janë shitur 28 mijë biletat në dispozicion dhe tifozët arabë mezi presin debutimin e Ronaldos në javën e 12 të kampionatit të Arabisë Saudite. gjithsesi mediat angleze shkruajnë se debutimi i Ronaldos mund të shtyhet edhe për dy javë të tjera për shkak të një skualifikimi që portugezi ka marrë me Manchester United pasi i hodhi në tokë telefonin një fëmije në Manchester dhe u dënua nga federate angleze me dy javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA