Klauzola e kalimit te Newcastle, trajneri shuan dilemat rreth CR7

05/01/2023 10:20

Newcastle po bën shumë mirë në Premier League. Skuadra e Eddie Howe po luan bukur dhe po merr pikë. Java e fundit solli barazimin në “Emirates” përballë Arsenalit kryesues, që pretendoi për dy penallti të paakorduara.

“Qymyrxhinjtë” renditen në vendin e tretë, ndërkohë që nuk humbet prej 13 ndeshjesh. Tifozët ëndërrojnë kualifikimin në Champions League, por edhe Cristiano Ronaldon.

Legjenda portugeze firmos për 2.5 vite Al Nassr, por në akordin faraonik me klubin arab ka një klauzolë që lejon goleadorin të kalojë te Newcastle, gjithmonë nëse sigurohet kualifikimi në Champions.

Rreth kësaj mundësie ka folur edhe trajneri Howe, i cili mohon ekzistencën e një klauzole të tillë: “Nuk është aspak e vërtetë, Ronaldos i uroj më të mirën në Arabi”.

Top Channel