Humbi kontrollin e ndeshjes, La Liga lë pushim gjyqtarin e njohur

05/01/2023 18:04

Në javën e kaluar të La Liga, një nga ndeshjet më kryesore të kampionatit ishte edhe derbi i Katalonjës mes Barcelonës dhe Espanyol i mbyllur në barazimin 1-1.

Sfida rezultoi spektakolare, megjithatë pati shumë të ndëshkuar me arbitrin kryesor Mateu Lahoz që u duk sikur humbi kontrollin e saj dhe thjesht nisi të shfaqte kartonin e verdhë sapo shkaktohej ndonjë faull.

Rezultati ishte i tillë me Lahoz që akordoi plot 15 kartonë të verdhë dhe dy të kuq, nga një për secilën skuadër. Vendimet e 45-vjeçarit shkaktuan mjaft polemika, ndërsa këtë javë si për të konfirmuar gabimet e Lahoz, La Liga vendosi që ai të mos arbitroj në këtë javë të kampionatit spanjoll.

Kujtojmë se Lahoz u bë protagonist edhe në çerekfinalen mes Argjentinës dhe Holandës në Botëoror, aty ku akordoi plot 17 kartonë të verdhë ndërsa në shumë raste, vendimet e tij shkaktuan polemika të jashtëzakonshme.

Top Channel