Chelsea kërkon yllin e Argjentinës, Benfica nuk pranon më pak se 120 milionë euro

05/01/2023 08:45

Chelsea kërkon me patjetër ta ketë pjesë të skuadrës së saj talentin që shkëlqeu në Botëror me Argjentinën, Enzo Fernandez.

Mediet britanike raportojnë se në kontratën e mesfushorit me Benfica-n është vendosur një klauzolë që shkon në plot 120 milionë euro.

Një shumë goxha e konsiderueshme, por klubi portugez nuk pranon kurrsesi lirimin e 21-vjeçar nëse në arkat e saj nuk depozitohet shifra e kërkuar.

Në këtë situatë Chelsea nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vihet sa më shpejt në lëvizje, pasi “blutë” e Londrës nuk janë të vetmit që po e ndjekin me vëmendje mesfushorin, interes të lartë për të ka shfaqur edhe Liverpool.

Top Channel