Një Vit i Ri ka nisur, me urimin për të tjera arritje, me obligimin për të gjetur të tjera horizonte, me rivalitetin sërish në maksimum në eliten e sportit mbarëbotëror… që si gjithmonë, vjen te ju, me më të mirët dhe më të fortët vetëm në Digitalb/SuperSport.

Ky janar nis në Supersport më i vrullshëm se kurrë. Premier League, kampionati më i fortë në botë, me ritmin frenetik sjell garën e më të mirëve, të gjithë në ndjekje të Arsenalit, teksa qershia mbi tortë derbi i Manchesterit mes United e City vjen të shtunën e 14 janarit. Në mes shumë e shumë sfidave të jashtëzakonshme të klasit që e kanë kuotuar me meritë futbollin britanik si më spektakolarin në botë.

La Liga me sharmin e futbollit latin, është një garë kokë më kokë mes gjigandësh! Barça kundër Realit, Benzema kundër Lewandowskit! Me emocione të paharrueshme, janari i kampionatit ofron një përplasje shkëndijash, Barcelona -Atletiko Madrid, Simeone në kërkim të ringritjes nga hiri si feniksi kundër katalanasve.

Superkupa e Spanjës ndërkohë sjell në garën finale me 4 skuadra, El Clasicon gjigand, me Barcelonën dhe Realin e Madridit që përplasen për trofeun e parë sezonal në mesin e janarit.

Nuk mungon futbolli italian, me ndeshjen më të mirë që mund të ofrojë ky muaj pertej Adriatikut, që vjen sërish në Supersport! Në 18 janar luhet Milan-Inter, me Kupën e Italisë që sjell përballjen më të ndezur në rivalitetin milanez, kuqezinj e zikaltër në garën për dominimin e Duomos, por edhe Juventusi, Napoli e Lazio në 1/8 e Kupës.

Nuk mund të mungojë magjia e futbollit francez, me Messin, Neymar e Mbappe që pas Kupës së Botës i përvishen një tjetër rivaliteti, ashtu si dhe Bundesliga me Bajernin e Mynihut apo Eredivizie që ndezin plotësisht motorrët këtë janar.

Dhe ky është vetëm fillimi, përgatituni për një vit të paharrueshëm! Nuk do të mungojë në Supersport kombëtarja kuqezi me eleminatoret e Euro 2024,  tanimë me një drejtim të ri, ashtu si dhe Nations League, turnetë më të mëdhenj të tenisit, çiklizmit, notit, peshëngritjes. Eventet më të mëdha të boksit, të gjitha shoqërues të një argëtimi e spektakli të pamatë vetëm në Digitalb.

Dhuratat ndërkohë ende nuk kanë mbaruar, të gjitha këto mund ti shijoni më lirë falë ofertës së Digitalb që zgjat deri në 15 janar. Nxitoni për të mos humbur një vit fantastik.

Top Channel