Flirtoi me gazetaren arabe gjatë prezantimit, CR7 në telashe me Georginën

04/01/2023 13:17

Marrëdhënia e Cristiano Ronaldos me Georginën është vendosur në qendër të shtypit botëror me çiftin që mendohet të jetë në mes të një krize.

Së fundmi, kjo ide është përforcuar edhe më tej duke qenë se shkak është bërë një flirtim i CR7 në prezantimin tek Al-Nassr me një gazetare arabe. Buzëqeshja e 37-vjeçarit drejt prezantueses nuk i shpëtoi syve të Georginës me modelën që nuk e fshehu pakënaqësinë.

Kujtojmë se çifti Ronaldo-Georgina janë së bashku prej disa vitesh dhe kanë dy fëmijë, ndërsa kjo është hera e parë që përflitet për një krize në marrëdhënien e tyre.

Top Channel