Erald Çinari shtyn rikthimin në Superiore. Pasi prishi kontratën me klubin turk të Samsunsporit, sulmuesi shkodran ka zgjedhur të vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut dhe konkretisht me Shkëndijën e Tetovës.

SuperSport mëson se sulmuesi 26-vjeçar ka firmosur me kuqezinjtë nga Tetova dhe zyrtarizimi do të vijë në ditët e ardhshme.

Çinari ishte objektiv për Partizanin dhe të tjerë klube të Superiores, por në fund e ka bindur oferta e Shkëndijës.

Krahas Çinarit, drejtuesit e Shkëndijës kanë arritur marrëveshjen edhe me ish-mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Kamer Qaka, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e kuqezinjve dhe tani do të rikthehet sërish.

Top Channel