30 milion euro përfiton menaxheri/ Ronaldo heq dorë nga Jorge Mendez, përfiton miku i tij Ricardo Regufe

04/01/2023 13:51

Sheikët e Al Nassr e mbuluan me ar Cristiano Ronaldon, por jo vetëm. Agjenti i tij përfiton një shumë rekord prej 30 milionë eurosh si tarifë transferimi.

Një mal me para që nuk do të përfundojë në xhepat e menaxherit historik Jorge Mendes, me të cilin marrëdhëniet janë drejt prishjes.

Siç zbulon gazeta portugeze ‘A Bola’, shuma e madhe do të përfundojë në xhepin e Ricardo Regufe, ‘menaxherit personal’ me të cilin CR7 u miqësua kur nënshkroi kontratat e tij të para, me një shumëkombëshe të Amerikës së Veriut.

Cristiano Ronaldo donte të vendoste vetë për të ardhmen e tij. Pas lamtumirës me Manchester United, ai vendosi t’i bëjë të gjitha vetë pa ndërmjetësimin e agjentit historik Mendes.

Të dy ata janë takuar në vitin 2003, kur Regufe, në rolin e menaxherit të marketingut të Nike, bëri që portugezi të nënshkruante një marrëveshje me vlerë mbi 16 milionë euro në vit. Që atëherë lindi një miqësi e madhe dhe Regufe u bë njeriu i tij i besuar.

 

Top Channel