Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në Divjakë pasditen e sotme, vetëm pak minuta pasi u njoftua aksidenti i pare ku humbi jetën një person ndërsa u plagosën katër të tjerë.
Policia bën me dije se , shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel