Sot prezantohet Ronaldos te Al Nassr, portugezin do e presin në stadium rreth 30 mijë njerëz

03/01/2023 13:39

Ditë historike në Arabinë Saudite, duke qenë se sot Al Nassr prezanton zyrtarisht për publikun goditjen e re të madhe, Cristiano Ronaldo.

Ngjarja, e cila premton të jetë spektakolare dhe pritet të mbahet mend, është planifikuar sot në orën 19:00 me orën lokale në stadiumin Mrsool Park në Riad raportojnë mediet ndërkombëtare.

Pritet prania e të paktën 30,000 njerëzve në stadium, por turma e pranishme premton të jetë shumë më e madhe.

Top Channel