Bota e futbollit vazhdon të respektojë Pelen në homazhet që po kryhen në ceremoninë e varrimit të tij në Sao Paulo.

Tre herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin në vitet 1958, 1962 dhe 1970 ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në dhjetor të vitit të shkuar. Mesazhet për të dhe pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë të shumtë nga bota e futbollit të cilët e kanë konsideruar Mbretin e futbollit brazilian dhe botëror, si një prej lojtarëve më të mëdhenj që ka luajtur futboll.

Ish-presidenti brazilian i cili humbi zgjedhjet në ndërrimin e viteve, Bolsonaro deklaroi tre ditë zie përpara përfundimit të mandatit, në ditët kur u mësua që Pele ndërroi jetë.

Një numër i madh i protagonistëve të botës së futbollit kanë nderuar figurën e Pele edhe në rrjetet sociale, por po kaq shumë kanë qenë edhe ata që udhëtuan drejt Brazilit për të përcjellë mbretin e futbollit.

Top Channel