Xavi dënon futbollistët e Barcelonës pas barazimit në derbin ndaj Espanyolit

01/01/2023 14:33

Xavi dënon futbollistët e Barcelonës. Barazimi 1-1 në derbin katalan ndaj Espanyolit, nuk ështe kapërdirë dot nga trajneri “blaugrana”, që menjëherë pas ndeshjes, ka vendosur të anulojë ditën e pushimit për të tijtë.

Trajneri u kishte premtuar futbollistëve se do t’i linte pushim në rast fitoreje në derbi, por pas barazimit, i urdhëroi të gjithë të dalin në stërvitje paraditen e sotme.

Katalanët e kanë titullin kampion, të vetmin objektiv madhor të mbetur për këtë sezon, ndaj trajneri Xavi ka preferyar t’u dërgojë të tijve një mesazh se nuk do të tolerojë hapar fals në La Liga.

Top Channel