Real Betis trondit Real Madridin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit. Mbappe humb penallti 04/09 23:06
Milani bën goditjen e parë të merkatos së janarit.
Bëhet fjalë për portierin kolumbian Devis Vasquez, i cili ka arritur akordin me kuqezinjtë dhe pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët e ardhshme.
Vasquez është pjesë e Guaranit dhe është vetëm 24-vjeç, ndaj Maldini vendosi ta sjellë në Milano për të bërë zëvendësuesin e Mike Maignan, por edhe për t’u graduar portier i parë në të ardhmen.
Pasi studiuan shumë alternativa në Itali, drejtuesit e Milanit zgjodhën pikërisht kolumbianin, i cili do të ketë kohë të rritet përkrah një eksperti si Maignan, ndërsa rumuni Tatarusanu pritet të lërë kuqezinjtë në fund të sezonit./ Super Sport
Top Channel