Emery “leksion” Contes, Tottenham e nis vitin e ri me humbje

01/01/2023 20:40

Tottenham zhgënjen në ndeshjen e parë të vitit 2023, pasi mposhtet në shtëpi 0-2 nga Aston Villa e Unai Emery.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dukej “e dehur” nga festa dhe nuk arriti të dilte për asnjë moment në lojën e saj, duke marrë një tjetër rezultat negativ, pas barazimit 2-2 ndaj Brentfordit pak ditë më parë.

Nga ana tjetër Aston Villa shfaqi menjëherë “fytyrën” e trajnerit Unai Emery, duke u mbrojtur me kujdes dhe dalë rrezikshëm në kundërsulm, teksa golin e parë e gjeti me anë të Buendia në minutën e 50’.

Kur pritej reagimi i londinezëve të Antonio Contes, “villans” shënuan edhe golin e dytë me anë të Douglas Luis, duke vulosur suksesin në një transfertë mjaft të vështirë si ajo e “Tottenham Stadium”.

Kjo humbje komplikon ecurinë e Tottenhamit, që pasditen e djeshme u kalua nga Manchester United dhe tani mund të shohë edhe Liverpoolin t’i dalë përpara. Super Sport

Top Channel