“Hap sytë sapo i dëgjon emrin”, nëna e Pele ende s’e di për vdekjen e djalit

31/12/2022 22:17

Vdekja e Pele ka trishtuar miliona tifozë të lojës më të bukur. Mbreti i futbollit ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Të shumta kanë qenë mesazhet ngushëlluese për ikonën braziliane, ndërkohë që familjarët kanë vendosur të mos i japin lajmin nënës së tij.

Celeste Arantes festoi 100-vjetorin e lindjes në muajin nëntor. Mosha bën të vetën dhe ajo për momentin po kalon një situatë të vështirë shëndetësore.

Edhe pse kortezhi i njerëzve gjatë varrimit të fituesit të tre Kupave të Botës do të kalojë poshtë shtëpisë së Celestes, e cila akoma nuk e di se djali i saj ka vdekur.

Në lidhje me këtë situatë ka folur Maria, motra e Pele: “Po bisedojmë me nënën, por ajo nuk është në dijeni të djalit. Ajo jeton në botën e saj. Hap sytë sa herë që përmendet emri i Pele.

Ndërkohë unë i them: ‘Duhet të lutemi për të’. Por, në fakt, mamaja nuk e kupton se çfarë dua të them saktësisht”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA