57 mijë e 300 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të përfitojnë 8000 lekë të reja, si pjesë e “pakos së madhe” të qeverisë për përballimin e krizës nga inflacioni.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Rama i cili shkruan se ndihma do të lehtësojnë maksimalisht impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë të kësaj shtrese në muajt e mbetur të dimrit.

“8000Lekë (të reja) për çdo familje me ndihmë ekonomike, që impakti i inflacionit të luftës në muajt e mbetur të dimrit të zbutet maksimalisht mbi konsumin bazë të tyre dhe ky dimër i vështirë ekonomik për mbarë Europën, të kalojë sa më lehtë për këto familje”- shkroi Rama.

Po ashtu, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin nga 8.000 lekë, pagat në shtet nën 60 mijë lekë do të marrin 20.000 lekë dhe pagat mbi 60 mijë lekë marrin 10.000 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA