Në kërkim të një portieri, Milan kthehet nga Chelsea

30/12/2022 12:56

Milani është në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit për shkak të dëmtimit të Mike Maignan, rikuperimi i të cilit po rezulton të jetë më i ndërlikuar dhe më i ngadaltë se sa pritej.

Duke pasur parasysh vështirësitë në parashikimin e ardhjes së francezit, Milan po hulumton për mundësitë e tjera.

Një nga pistat e “Djallit” të çon te Edouard Mendy, portieri i Chelsea-t. Një lëvizje që nuk duket e lehtë duke pasur parasysh pagën e tij, por portieri senegalez nuk ka gjetur gjithmonë hapësirë ​​te Chelsea, si në të kaluarën dhe lëvizja për më shumë minuta mund të merret në konsideratë nga ai.

Top Channel