Video/ Pamje të frikshme! Shpërthejnë flakët në autostradën në Japoni pas aksidentit me 50 makina, një person humb jetën
Politologu Ergys Mërtiri shpjegoi në “Top Story” se si partitë politike kanë krijuar një sistem i cili nuk lejon prurjet e reja të futen në konkurrencë.
Ai u shpreh se të dyja partitë kryesore politike kanë kruar sistemin e tyre, duke shkatërruar alternativat e reja.
“Të dy këta përfaqësojnë mbi 90 % nëse votohen. Problemi është që këta kanë prodhuar një skenë politike që e sundojnë të dy. Shqiptarët janë pa alternativë. Alternativat janë o këta të dy o asnjë”, tha Mërtiri.
Ndër të tjerat politologu u shpreh se sistemi i krijuar politik mbahet duke shkatërruar alternativat e reja.
“Ka pasur raste të reja, por sistemi vret çdo alternativë. Çdo gjë e re që mund të lindë është vrarë, sulmuar, përbaltur dhe shpifur. Sistemi mbahet duke shkatërruar alternativën”, shtoi më tej ai.
Top Channel