U plagos me thikë në Tiranë, ndërron jetë në spital 49-vjeçari
Analisti Ilir Demalia ka komentuar në “Top Story” mesazhet e publikuara në telefonin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Ai u shpreh se problemi është informacioni që ajo i jepte një personi në kërkim, por ngriti pyetjen se kush i publikon mesazhet intime dhe personale.
“Në pozicionin që ka si shefe e SHISH, një njeri në këtë post duhet të jetë shumë i kujdesshëm në këtë marrëdhënie. Ajo që është e rëndë këtu është që kjo zonjë merr dhe jep informacione një personi që është në kërkim dhe që paska marrëdhënie me këtë. Me moralin personal s’dua të merrem fare. S’dua ta banalizoj fare.
Ajo që më shqetëson mua është se kush i nxjerr këto informacione dhe pikërisht këtë. Ne kemi kaq kohë që dëgjojmë gazetarët që thonë: ‘Në materialet që disponoj unë’. Kanë të drejtë. Por a është e drejtë që të nxirren materiale që nuk duhen të nxirren dhe t’i bëhet gjyqi publik. A duhet të bëhet hetim për SPAK-un dhe pse SPAK-u i nxjerr këto?”, u shpreh Demalia.
Top Channel