Dhunë në NBA/ Incidente në ndeshjen e basketbollit amerikan Orlando Magic-Detroit Pistons

29/12/2022 16:33

Situatë e paprecedentë në ndeshjen Orlando Magic-Detroit Pistons në NBA. 

Basketbollisti gjerman Mo Wagner shtyu Killian Hayes jashtë kufijve të fushës në stol dhe dhuna shpërtheu… me grushte dhe shtyrje të dhunshme që drejtuesit e NBA me siguri do t’i ndëshkojë ashpër.

Me incidentin që ndodhi pranë pankinës së Pistons, një numër lojtarësh të Magic mund të pezullohen për shkak se lanë zonën e tyre të stolit për t’iu bashkuar përleshjes. NBA-ja mbetet gjithnjë vigjilente ndaj akteve të tilla dhe pritet të veprojë me ashpërsi dhe vendosmëri ndaj ngjarjes së dhunshme.

Top Channel