Ceferin: Pele ngriti emrin e futbollit, do të na mungojë!

29/12/2022 22:46

“Jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam për humbjen e Pele-s, një prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.”-kështu e nisi reagimin e tij pas ndarjes nga jeta të “Mbretit”, presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin.

Më tej, Ceferin shprehet se Pele luajti rol Pioner në ngritjen e futbollit.

“Ai ishte superylli i parë botëror i futbollit dhe, përmes sukseseve të tij brenda dhe jashtë fushës, luajti një rol pionier në ngritjen e futbollit për t’u bërë sporti më popullor në botë. Ai do të mungojë shumë. Në emër të komunitetit evropian të futbollit, prehu në paqe Pele”, shton Ceferin.

Top Channel