Nubel s’pranon të bëjë përkohësisht zëvendësusein e Neuerit: Nuk ka kuptim të kthehem tani…

29/12/2022 17:12

Prej një viti e gjysmë luan te Monaco në formë huazimi nga Bayerni dhe nuk sheh arsye për t’u kthyer në ekipin bavarez, pavarësisht emergjencës për shkak të dëmtimit në Manuel Neuerit.

Alexander Nübel, në një intervistë për gazetën “Bild” siguroi: “Nuk ka shumë kuptim që unë të kthehem. Nuk e di sa serioz është lëndimi i Manuelit. Por mendoj se ai do të jetë sërish në formë deri në verë. Po kryqëzoj gishtat që ai të jetë mirë sa më shpejt. Jam shumë i lumtur këtu dhe kam ende shumë ndeshje përpara me Monacon.

Kuptova se sa e rëndësishme është të luash. Nuk dua të largohem, por, në fund të fundit, fjalën e fundit e ka Monaco. Unë jam nën kontratë këtu. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë.”

Ai gjithashtu shtoi se nuk ka një marrëdhënie të mirë me klubin mëmë, një arsye më shumë për të ngulmuar për qëndrimin në Principatë.

Top Channel