Al Nassr pas Ronaldos edhe Ramos, Sauditët do të prezantojnë në janar CR7-n, gati oferta edhe për spanjollin e PSG

29/12/2022 15:43

Vazhdojnë të dalin lajmet se Al Nassr është gjithnjë e më afër sigurimit të marrëveshjes me Cristiano Ronaldon.

Gazeta spanjole ‘Marca’ avancon teksa raporton se klubi arab shpreson të zyrtarizojë nënshkrimin e ndërkombëtarit portugez në ditën e parë të vitit të ri.

Përgjegjësit e klubit saudit mbeten optimistë për ‘Po’-në e portugezit dhe ‘Marca’ madje shpjegon se “disa ditë më parë, një person i besuar i Cristiano Ronaldo, i cili nuk ishte Jorge Mendes, ishte në Riad për të profilizuar detajet e gjithçkaje që do të nënkuptonte praninë e CR7 në Arabinë Saudite”.

Në këtë kuptim, Al Nassr largoi tre lojtarë në javën e fundit dhe gjithashtu nuk finalizoi nënshkrimin e dy lojtarëve të tjerë që praktikisht ishin mbyllur si marrëveshje.

Përveç kësaj, ‘Marca’ thekson gjithashtu se, pas Cristiano Ronaldos, ekipi saudit do të kërkojë edhe Sergio Ramos, mbrojtësi spanjol, i cili ishte partner i portugezit tek Real Madrid dhe aktualisht është në fund të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.

Top Channel