Dy fitore historike në Katar 2022, trajneri rinovon me Kombëtaren

28/12/2022 18:59

Japonia zhvilloi një Botëror shumë të mirë, fitoi ndaj Gjermanisë dhe Spanjës në grupe, por u eliminua nga Kroacia me penallti në raundin e 1/8-ve në Katar 2022.

Drejtuesit e Federatës Aziatike kanë mbetur të kënaqur me punën e Hajime Moriyasu dhe kanë vendosur të rinovojnë kontratën me trajnerin që drejton Japoninë prej prillit të vitit të kaluar.

54-vjeçari ka firmosur kontratën e re deri në vitin 2026. Objektivi kryesor është kualifikimi në Kupën e Botës 2026, kompeticion që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Top Channel