Chelsea rigjen fitoren sukses edhe i Manchester United, i afrohet zonës Champions

28/12/2022 15:26

Pauza e Botërorit të Katarit i bëri mirë Chelseat që mundi Bournemouth me rezultatin 2-0 duke ndërprerë serinë e 3 humbjeve radhazi dhe të 5 sfidave pa fitore. Blutë e Londrës e morën që në fillim kontrollin e lojës dhe në minutën e 15 zhbllokuan rezultatin; Sterling në një sulm të tij gjeti Havertz që e dërgoi në rrjetë për avantazhin 1-0.

Pas 8 minutash Chelsea gjeti edhe golin e dytë me Mount; fantazisti i skuadrës londineze me një gjuajtje në hyrje të zonës mposhti Travers i ndihmuar edhe nga një devijim. Në fundin e pjesës së parë Pulisic pa t’i anulohej goli i tretë për Chelsea për një faull në sulm, ndërkohë që Travers në minutat shtesë shpëtoi skuadrën në 2 momente duke bërë të Bournmouth të evitojë pësimin e goleadës.

në pjesën e dytë inercia e ndeshjes nuk ndryshoi me Chelsea që ishte në sulm duke vënë sërish në provë Travers, por pa gjetur dot gola të tjerë. Në fund ndeshja u mbyll 2-0 për Blutë e Londrës që i bashkohen Brightonit në vendin e 7 me 24 pikë

Manchester United mori një fitore bindëse ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e tij të parë pa Cristiano Ronaldon në radhët e tij. Në Old Trafford , Djajtë e Kuq e mbyllën këtë 90 minutësh me rezultatin 3-0 në një ndeshje që u zhvillua nën reshjet e dendura të shiut.

Manchester United priti vetëm 20 minuta për të shënuar golin e parë; Eriksen pati një ide gjeniale teksa ekzekutoi tokazi një goditje këndi duke gjetur Rashford që e dërgoi topin në rrjetë. kaluan vetëm 3 minuta dhe skuadra e Ten Hag shënoi edhe golin e dytë me Martial që përfitoi nga një pasiguri e Hennessey, ndërkpohë që në fundin e 45 minutave të para Nottinghamit iu anulua një gol i Boly.

Në pjesën e dytë, Manchester United vijoi me sulmet e tij në kërkim të golit të tretë që e gjeti kur kishin mbetur 3 minuta nga fundi i ndeshjes pas një aksioni që nisi nga casemiro me braziliani gjeti saktë bashkëkombasin e tij Fred që fiksoi fitoren 3-0 të Manchester United që tani e sheh gjithnjë e më pranë zonën Champions teksa është në vendin e pestë me 29 pikë, 1 më pak se Tottenham në vendin e katërt

Top Channel