127 mln € nga Chelsea, “driblon” talenti argjentinas: E kam mendjen te Braga

28/12/2022 17:03

Enzo Fernandez është vetëm 21 vjeç, por ka fituar një Kupë Bote si protagonist me Argjentinën, vetëm dy muaj pasi debutoi me kombëtaren albiceleste.

Klubet e mëdha angleze po garojnë për shërbimet e mesfushorit të Benfikës, klub që është gati të vendosë një tjetër rekord shitjeje.

Chelsea po tenton të fitojë garën me klube si Liverpool dhe United, dhe pritet të ofrojë 127 milionë euro për kartonin e lojtarit nga San Martin.

Fernandez u shpall lojtari i ri më i mirë në Katar 2022, duke iu bashkëngjitur emrave si Kylian Mbappe (2018), Paul Pogba (2014), Thomas Muller (2010) apo Lukas Podolski (2006).

Drejtuesit e Chelsea synojnë të firmosin me lojtarin e talentuar në merkaton e janarit, ndërkohë që vetë Fernandez foli shkurtimisht rreth zërave që e lidhin me një largim nga Benfika.

“Nuk di asgjë rreth merkatos, merret agjenti im me atë punë, unë nuk dua të përfshihem. Jam i fokusuar te Benfika, kemi një ndeshje të rëndësishme pas disa ditësh”.

Top Channel