Spitali Rajonal Memorial Fier një investim i ndërtuar me mbështetjen financiare të shtetit turk, dhe ku punojnë një staf i kulifikuar mjekesh turq dhe shqiptarë, ka mungesë të protezave ortopedike. Si pasojë pacientët e këtij spitali  planifikohen për t’u operuar në Tiranë.

Si një nga investimet më strategjike, ky spital  do t’i ofronte jugut  të vendit shërbimeve mjeksore cilësore dhe të shpejta. Por pikërisht për repartin e ortopedisë që është hapur në 1 nëntor 2021 në këtë spital, kanë mbërritur ankesa në Fiks Fare se nuk ka proteza ortopedike. Pra operacionet mund të kryhen por nuk ka materiale. Si pasojë të gjithë personat me nevojë dergohen që këto operacioni t’i bëjnë në Tiranë tek Spitali Traumës, ose privat.

Kujtim Zano -72 vjeçar nga qyteti i Vlorës dhe Theodhora Lala 71 vjeçe nga qyteti i Fierit vuajnë nga probleme ortopedike te gjunjëve dhe eshtrave te legenit.

Kujtimi  ka probleme me gjymturët që nga viti 2018 nga një aksident që ka patur, ai është rrëzuar.  “Kam nevojë  për protezë të capokëve por dhe te gjunjëve. Kam vajtuar dy herë në Spitalin e Fierit, Memorial por doktori i parë më tha e bëj, por nuk kemi materiali. Kjo ka qenë në nëntor të vit të kaluar. Në doktorin e dytë shkova në muajin prill të këtij viti, dhe më tha se nuk e marr dot përsipër ta bëj”.Ai tregon për Fiksin se lëviz vetëm me paterica dhe vetëm dy herë në vit  kur e kërkojnë në bank del nga shtëpia, pasi herët e tjera ë shtë e pamundur të ngjisë e zbres shkallë.

Edhe zonja Theodhra Lala nga Fieri i ë shtë drejtuar Fiksit po për të njëjtin problem. Ajo më para është operuar në Greqi  dhe tani i duhet të operojë gjunjët  t’u vërë proteza.  ” Jam vizituar tek Memoriali. Kam shkuar te doktori turk dhe më tha sapo të vijnë materialet je nga më të parët. Ka një vit e ca që në 11 nëntor 2021 jemi në tender, dhe këtë më kanë thënë . Unë jam 71 vjeçe. Shpresa e fundit ju keni” thotë ajo. Më pas tregon për gjendjen e dobët ekonomike që nuk mund të bëj këtë ndërhyrje në privat. Në fund ajo e mbyll intervistën e saj më një lutje ” kam një vit që rri mbyllur në shtëpi. 2 herë të vetme kam dalë kur kam shkuar të vaksinohem. Na ndihmoni!”

Fiks Fare u interesua pranë Spitalir Rajonal Memorial në Fier. Koordinatorja e këtij spitali Ergesa Sino  pohon se Shërbimi i optopedisë në këtë spital daton nga 1 nëntori i 2021.  Dhe se që nga hapja e tij e deri më sot janë kryer shumë konsulta dhe diagnostikime.Spitali Rajonal Memorial Fier ka kryer procedurat e prokurimit publik, në janar të vitit 2022 për blerje materialesh mjekimi për shërbimin e ortopedisë. Në bazë të kësaj procedure janë nënshkruar kontrata respektive, për pacientët që kanë pasur nevojë për vendosje të protezave koksofrontale, por jo të protezave të gjurit gjë që kërkon si procedurë një shërbim multidisiplinar dhe një shërbim rehabilitues fizioterapie për pacientin, gjë që spitali ynë nuk e ofron si shërbim shëndetësor. Dhe për këtë arsye respektohet sistemi i referimit, ku pacienti referohet në qendrën e  Universitare Nënë Terza në Tiranë” pohon Sino.

Pra, aktualisht Spitali Memorial  Fieri nuk ka gjëndje proteza për 2 qyetatrët që u ankuan në Fiks Fare

Pas tenderit që ky spital do të zhvillojë në janar të vitit të ardhshëm, mund të përfitoje pjesërisht vetëm zonja Theodhora Lala, e cila mund të vendosë protezën e legenit në Spitalin e Fierit, ndërsa për të gjurit duhet të  presë radhën në Spitalin e Traumës në Tiranë

Po kështu, edhe qytetari tjetër, zoti Kujtim Zano, duhet të presë radhën në Spitalin e Traumës, pasi Spitali I Fierit nuk ka të planifikaur rehabilitimin e pacientëve me fizioterapi që kryejnë ndërhyrje në gjunjë.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA