Ibrahimovic: Milano është shtëpia ime e dytë, qëndroj këtu edhe pasi të lë futbollin

27/12/2022 11:57

Në një intervistë për “Tonight in Milan”, Zlatan Ibrahimovic ka folur “pa doreza”, duke treguar lidhjen e veçantë që ka me qytetin.

Sulmuesi foli gjithashtu edhe për të ardhmen e tij.

“San Siro është i veçantë, ashtu si ky qytet. Për 8-9 vite ky qytet e stadium ishin pjesë e karrierës sime, jam me fat, pasi këto vite ishin mjaftueshëm për të fituar trofe të rëndësishëm, për të luajtur me kampionë të mëdhenj dhe për të punuar me trajnerë të mëdhenj”, tha futbollisti.

“Milano? Është si një shtëpi e dytë për mua. Kam kaluar shumë vite këtu, kam takuar njerëz që më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time, ndihem shumë komod, më pëlqen, jetoj dhe ndihem i gjallë. Nuk është sekret që mund të qëndroj këtu edhe pas përfundimit të karrierës”- deklaroi Ibrahimovic.

Top Channel