Çmimi i gjelave të detit edhe për këtë vit është i njëjtë me vitin e kaluar. 1000 lekë kg për gjelin e detit( peshe e gjallë) dhe 1200 për pulat e detit.
Kjo është panorama e tregut të shitjes së shpendëve në hyrje të autostradës Vlorë – Levan këtë fundjavë.
Mungojnë kushtet por dhe tregtarët rrezikojnë pasi në atë rrugë kalojnë makina të tonazhit të rëndë.
Ndërkohë që na ndajnë dhe tetë ditë nga ndërrimi i viteve qytetarët vlonjatë, nuk e kanë humbur interesin e blerjes të gjelin e detit.
Tregtarët e gjelave nuk kanë asnjë lajm të mirë për blerësit kur vjen puna tek çmimi.
Me të tilla çmime, vlonjatëve do tu duhet të kenë në tavolinat e festive të fund-vitit, më shumë prodhime deti e më pak mish gjeli.
Top Channel