Protesta është futur sot në ditën e saj të 109-të.
Si çdo ditë tjetër, grumbullimi nisi në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku po mbajnë edhe fjalimet para Kryeministrisë.
Tubuesi njoftuan se ditën e nesërme, ndërsa do të zhvillohet seanca plenare, ata do të protestojnë para Kuvendit.
“Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, u shpreh një nga protestuesit.
Ndërkohë, protestuesit u ndalën edhe te dënimet e Hagës për ish-liderëve të UÇK-së, duke e quajtur vendimin një padrejtësi.
“Në Hagë u dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarë të UÇK. Ne nuk po flasim për drejtësi, por për padrejtësi. Po flasim për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me gjykata e tjera.
Ato u bazuan në dëshmi të rreme. Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi po teatër. I akuzuari nuk kishte mbrojtjen e duhur. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi e organizuar”, u shpreh një nga protestuesit.
Top Channel