E bleu 20 milionë euro nga Barcelona, klubi anglez tani do ta lërë të lirë

25/12/2022 13:57

Ditët e fundit është raportuar se Philippe Coutinho dëshiron të rikthehet në Brazil dhe duket se se Aston Villa është gati t’ia plotësojë dëshirën.

Sipas “Football Insider”, zyrtarët e klubit autorizuan Kia Joorabchian, përfaqësuesin e mesfushorit 30-vjeçar, për të kërkuar një klub, duke nënvizuar dëshirën për zgjidhjen e situatës gjatë afatit kalimtar të ardhshëm, pra në janar.

Philippe Coutinho mbërriti shtatë muaj më parë tek Aston Villa nga Barcelona, ​​në një marrëveshje të vlerësuar rreth 20 milionë euro.

Këtë sezon ai ishte në formacionin startues në vetëm shtatë nga 13 ndeshjet e luajtura për “Villans” dhe vetëm në një rast nuk u zëvendësua.

Top Channel