Portierët e kombëtares telashe me minutazhin, pas Berishës edhe Strakosha në merkato

18/12/2022 11:36

Pas Etrit Berishës që pritet të largohet nga Torino për shkak të minutazhit të ulët, të njëjtin veprim duket se do të ndjekë edhe portieri tjetër i kombëtares, Thomas Strakosha.

Deri në këtë pikë të sezonit, Strakosha është aktivizuar në vetëm një ndeshje të Brentford, dhe ajo e luajtur në Kupë ndaj Colchester, teksa ende nuk ia ka dalë të debutojë në Premier League që ishte edhe ëndrra e tij.

I zhgënjyer nga klubi i Premier League, në Itali raportojnë se ish-gardiani i Lazios është i gatshëm të ndryshojë ambient dhe në merkaton e janarit të transferohet në një skuadër ku të ndjehet sërish i rëndësishëm e numri një mes shtyllave, për të pasur më pas edhe mundësinë që të rifitojë pozicionin e tij në kombëtaren e Shqipërisë./ Super Sport

Top Channel