320 miliardë dollarë për ushtrinë, japonezët kundër rritjes së taksave

18/12/2022 14:15

Shumica e japonezëve nuk e mbështesin rritjen e taksave për të financuar avancimin e ushtrisë, ka raportuar gazeta japoneze, Kyodo, duke cituar një sondazh të kryer nga ajo.

Ajo e ka realizuar sondazhin pas vendimit të Qeverisë për avancimin më të madh ushtarak prej Luftës së Dytë Botërore.

Japonia ka bërë të ditur të premten se shpenzimet për ushtrinë do të shkojnë në 320 miliardë dollarë.

Sipas Qeverisë, Japonia do të blejë raketa që mund të sulmojnë Kinën, dhe të përgatisë ushtrinë për çfarëdo sulmi që mund të ndodhë.

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka thënë se qeveria nuk do të rrisë taksat në vitin e ardhshëm fiskal, që nis më 1 prill.

Ai ka thënë se Japonia është në “pikë kthese të historisë” dhe se avancimi ushtarak është “përgjigjja ndaj sfidave të shumta”.

Pothuajse 65 për qind e pjesëmarrësve të sondazhit të Kyodos kanë kundërshtuar rritjen e taksave për shpenzime ushtarake, derisa 87 për qind kanë thënë se arsyetimi i Kishidas nuk është i mjaftueshëm.

Plani pesëvjeçar i Qeverisë japoneze për taksat, dikur diçka e paimagjinueshme për një shtet paqësor si Japonia, mund ta bëjë atë shtetin e tretë në botë sa u përket shpenzimeve ushtarake, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA