Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Durrës.

Automjeti ka qenë në lëvizje, kur u përfshi nga flakët. Drejtuesi i mjetit dhe persona të tjerë që ndodheshin në mjet kanë mundur të dalin pa u lënduar.

Mjeti ka qenë duke lëvizur në një rrugë kryesore në lagjen 18, pranë degës së Kryqit të Kuq. Zjarrfikësit që kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë mundur të shuajnë flakët, por mjeti është dëmtuar plotësisht.

Nga hetimet e para, rezulton se zjarri ka rënë për shkak të problemeve në motorrin e mjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA