Rekord në “Oscars”, filmi horror me Michael B. Jordan arrin numrin më të madh të nominimeve në histori
“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara.
Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.
Vetëm pak më parë përveç të ftuarve specialë na kanë lajmëruar se këtë të shtunë do të jetë edhe finalja e sezonit të dytë shumë të suksessshëm të emisionit.
Kjo do të jetë puntata e fundit për këtë sezon me të ftuar në pjesën e parë Ardit Cuni dhe në pjesën e dytë Dalina Buzi dhe BM. Kjo puntatë do të ketë surpriza dhe emocione që nuk duhet t’i humbisni.
Puntatën e kaluar ishin të ftuara, në pjesën e parë Sara Hoxha, e cila është partnerja e reperit të njohur, Ledri Vula dhe gjithashtu një nga konkurentet e spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing with the Stars”.
Në pjesën e dytë ishte e ftuar blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është gjthashtu bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryerministrit, Sali Berisha
Top Channel