Dy persona janë arrestuar, kurse një tjetër është vënë nën hetim në Korçë për vepra të ndryshme penale.
E.S., 26 vjeç, banues në Korçë u arrestua pasi doli jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu ra në prangat e policisë M. Sh., 29 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në lagjen nr. 18, Korçë, në bodrumin e e një hoteli, disa metra kabllo elektrike.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ai më datë 15.11.2022, në bulevardin “Republika”, në Korçë, ka vjedhur një shumë të vogël parash, në një kishë.
Ndërsa Dh. Xh., 63 vjeç, banues në fshatin Drenovë është vënë nën hetim për veprën penale “Kanosja”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. M., se në fshatin Drenovë ai e ka kërcënuar me send të fortë.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel