Enciklopedia Shqiptare/ Do hartohet në pesë vjet, shpallet redaksia e punës

12/12/2022 15:45

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës shpallën redaksinë qëndrore për krijimin e Enciklopedisë Shqiptare, projekti i tretë madhor, pas fjalorit dhe historisë së Shqipërisë.

Afati për përfundimin e saj është së paku pesë vjet. Duke analizuar disa nga vështirësitë u bë me dije se kjo enciklopedi do të përqëndrohet në hapësirën mbarëshqiptare, duke paraqitur të vërtetën tonë në mënyrë shkencore. Por edhe duke u përballur me enciklopedinë e Malit të Zi apo Maqedonisë së Veriut.

Kujtojmë që kjo e fundit i ka quajtur shqiptarët kolonizues së viseve maqedonase gjatë shekullit të XVI.

Nga ana tjetër  “Fjalori i madh i shqipes” dhe “Historia e shqiptarëve”, sipas afatit duhet të përfundojë vitin e ardhshëm, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA