Imazhe të pabesueshme nga moti i keq në Dubai dhe Abu Dhabi/ Rrugë të përmbytura dhe makina nën ujë, probleme me transportin dhe infrastrukturën Një 13 vjeçare ka fituar me sukses betejën ndaj kancerit falë një terapie të re, të zhvilluar pak kohë më parë nga shkencëtarët.
Deri më tani të gjitha trajtimet e tjera për leuçeminë e Alyssa-s kishin dështuar. Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën trajtimin e njohur si “Base editing”, që kryen modifikimin e dëshiruar të bazës së synuar të ADN-së.
Gjashtë muaj më vonë nga ky trajtim kanceri është i pazbulueshëm, por Alyssa është ende duke u monitoruar në rast se ai kthehet.
Alyssa, e cila është 13 vjeç dhe nga Leicester, u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar. Qelizat T supozohet të jenë kujdestarët e trupit – duke kërkuar dhe shkatërruar kërcënimet – por për Alyssa-n ato ishin bërë rrezik dhe po rriteshin jashtë kontrollit.
Kanceri i saj ishte agresiv. Kimioterapia, dhe më pas transplantimi i palcës, nuk ishin në gjendje ta shëronin.
Kështu që Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori terapinë e zbuluar vetëm 6 vite më parë, për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishte në gjendje të sulmonte ato kanceroze të Alyssa-s.
Alyssa është vetëm e para nga 10 personat që iu është dhënë ilaçi si pjesë e një prove klinike.
Top Channel