Brazili kalon në fazën çerekfinale të Kupës së Botës, Katar 2022, pas fitores në dukje shumë të thjeshtë, 4-1, ndaj Koresë së Jugut.
Ekipi i trajnerit Tite dominoi të gjithë fraksionin e parë, duke gjetur rrugën drejt rrjetës që në minutën e 7’ me Vinicius Junior. Në minutën e 13’ Neymar realizoi nga pika e bardhë, pas Richarlison fitoi penallti, ndërsa në minutën e 29’ rrugën drejt rrjetës e gjeti ky i fundit.
Në minutën e 36’ Paqueta shënoi pas një asisti të dhuruar nga Vinicius Junior dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë u duk sikur Brazili “ndryshoi fytyrë”, pasi Koreano Jugorët filluan të sulmonin gjithmonë e më shumë në portën e Alisson, me Paik Seung-Ho që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 76.
Kështu Brazili preu biletën për në çerekfinale për herë të tetë radhazi, dhe këtë herë përballë do të ketë Kroacinë,me të cilën do të “diskutojnë” vendin e gjysmëfinales.
Brazil-Koreja e Jugut (4-1)
Raundi i 1/8 të Kupës së Botës
76’-Koreja e Jugut gjen rrugën drejt rrjetës, Paik Seung-Ho realizon një perlë të vërtetë.
47′-Rasti i parë për Korenë e Jugut, Son tenton të shënojë, por nuk ia del të gjejë kuadratin.
36′-Goool! Pas asistit të Vinicus, Paqueta gjen rrugën drejt rrjetës.
29′-Goool! Brazili thellon avantazhin, Richarlison i dhuron golin e tretë ekipit të tij.
13′-Richarlison fiton penallti pas një ndërhyrje të gabuar nga mbrojtësit e Koresë së Jugut. Ekzekutimin nga pika e bardhë e penalltisë e merr përsipër Neymar, i cili e dërgon lehtë topin në rrjetë.
07′-Gool! Brazili merr avantazhin, pas një rrëmuje në zonë, Vinicius e dërgon topin në rrjetë me mjaft qetësi.
Formacionet zyrtare:
Top Channel