Foto ilustruese

Drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 58-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë në fshatin Drithas të Maliqit është vënë në pranga pak orë pas aksidentit.

Ndaj 29-vjeçarit me inicialet G.T. rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Teksa drejtonte një mjet tip “Benz” këtë pasdite në Drithas, i riu ka goditur Roland Shahinasin. Nga përplasja, 58-vjeçari humbi jetën, ndërsa shoferi nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA