Konfirmoi që ka bërë gjëra që nuk ka ndjerë ndaj Donatos/ Irisi ja thotë në sy: Veprimet nuk i kam ndjerë në formën e dashurisë

28/11/2022 19:08

Prej kohësh Irisi dhe Petro kishin bërë mungesa në takimet mes tyre, megjithatë mjaftoi takimi I sotëm që konkurrentja të tregojë disa të pathëna më parë në lidhje me takimet e saj.

Duke menduar se biseda mes tyre nuk po zhvillohej, Irisi i tha Petros se ka ndodhur disa herë që ajo ka bërë gjëra që nuk u ka ndjerë në takimet me Donaton.

Megjithatë në studio ajo i tha Donatos se ka pëlqim ndaj tij por veprimet që ka bërë shpeshherë nuk kanë pasur dashuri të madhe brenda.

Donato: Këto janë gjëra që nuk më vijnë lehtë për ti dëgjuar.  Mund ta kisha menduar pak a shumë se diçka e tillë do të ndodhte. Unë se kam problem më pëlqen Irisi nuk kam pse ta mohoj, por mund të tërhiqem nuk e kam problem. Por dua të dëgjoj nga goja e saj ka apo jo pëlqim se po shoh dy standarte te ajo.

Irisi: Gjërat që i kam bërë nuk i kam bërë me detyrim, por që ti ndjej veprimet në formën e dashurisë nuk i kam ndjerë, i kam bërë sepse kam pasur interes për të të njohur ty Donato, sepse më je dukur shumë djal i mirë. Unë kam pëlqim për ty, nuk kam qenë e detyruar të ri me ty.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA