Fushata Balenciaga/ Kim Kardashian po rishikon mundësinë e bashkëpunimit me markën

28/11/2022 15:52

Kim Kardashian reagon ditë pas kërkesës për falje të markës ‘Balenciaga’.

Shtëpia e modës Balenciaga u kritikua ashpër pas një fushate promocionale me modelë fëmijë, dhe lodra si arushë pelushi, të cilat shkaktuan tërbim në rrjet dhe u quajtën ”mbrojtje pedofilie’ nga shumë kritikë. Por nuk mungan kritikat as për ambasadoren e markës, Kim Kardashian.

Ylli televiziv, 42 vjeç, u akuzua për heshtje ndaj imazheve.

“Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga ato imazhe shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo gjë kundër saj nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”, tha Kardashian.

Kim përmendi se heshtja e saj nuk ishte për shkak të mungesës së neverisë dhe zemërimit, por sepse donte të fliste me Balenciaga-n për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo.

“Çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë – kurrë” u shpreh ajo.

Duke lavdëruar markën për heqjen e fushatave dhe për kërkesën e faljes, ajo tha se po rivlerësonte marrëdhënien e saj me kompaninë.

Por gjithashtu u tha ndjekësve se besonte se marka e kuptonte seriozitetin e çështjes dhe se do të merrte hapa për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhte më.

Ndërsa kritikat u krijuan, Balenciaga i fshiu të gjitha imazhet pak kohë më vonë. Pas kësaj, disa kanale mediatike amerikane të krahut të djathtë u përhapën me këtë histori dhe akuzuan shtëpinë e modës për miratimin e pornografisë së fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA