Familja Glazer është e hapur për të shitur Manchester United.
Pronarët amerikanë të Man Utd janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për klubin pas një mbretërimi 17-vjeçar të dominuar nga protestat e tifozëve dhe rënia e performancës në fushë.
Nëse klubi i vlerwsuar me rreth 5 miliardë funte, pritet të blihet nga investitorët amerikanë.
Tifozët e Manchester United kanë bërë një fushatë prej kohësh kundër pronarëve amerikanë të klubit, të cilët ata i akuzojnë për mungesë investimesh dhe duke e ngarkuar klubin me shumë borxhe.
Manchester United, një nga klubet sportive më të suksesshme dhe historike në botë, njofton sot se Bordi i Drejtorëve të Kompanisë po fillon një proces për të eksploruar alternativat strategjike për klubin.
Procesi është projektuar për të rritur rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin përfundimtar të pozicionimit të klubit për të përfituar nga mundësitë si në fushë ashtu edhe komerciale.
Si pjesë e këtij procesi, Bordi do të marrë në konsideratë të gjitha alternativat strategjike, duke përfshirë investimet e reja në klub, një shitje ose transaksione të tjera që përfshijnë Kompaninë. Kjo do të përfshijë një vlerësim të disa nismave për të forcuar klubin, duke përfshirë rizhvillimin e stadiumit dhe infrastrukturës, dhe zgjerimin e operacioneve tregtare të klubit në shkallë globale, secila në kontekstin e rritjes së suksesit afatgjatë të klubit për meshkuj, femra dhe duke sjellë përfitime për tifozët dhe palët e tjera të interesuara.
Top Channel