“Përjashtoheni edhe nga tarifat”, Kushi apel studentëve: Aplikoni për bursa, afati deri në fund të janarit

23/11/2022 12:52

Kushi: Deri më sot ne kemi institucione të arsimit publik dhe jo publik, me vendimin e sotëm kemi edhe një formë të re që janë institucionet e arsimit të lartë publike të pavarura. Kemi përcaktuar kriteret procedurat edhe për të krijuar një institucion të ri por dhe procedurat për të transformuar një institucion në publik i pavarur. Ky vendim është në përputhje edhe me strategjinë për shkencën dhe inovacionin, i jep fleksibilitet sistemit arsimor. Do jenë institucione jo fitim prurëse.

E kemi konsultuar këtë vendim edhe me përvojat në vendet e tjera, inst të tjera, kemi marrë sygjerime nga universitetet në shqipëri. Do të jetë një kontribut për të rritur cilësinë e arsimit të lartë.

Thirrje studentëve të aplikojnë për bursa studimi që i kemi shpallur për të gjitha universitetet e vendit. Janë të barazvlefshme me pagën minimale: Te kenë mbaruar shkollën e mesme me 10 në provimet e matures minimum 9.5. Ata që kanë marr cmime të para në olimpiada ndërkombëtare. Ata që kanë zgjedhur të studiojnë në programe prioritare, me mesatare minimum 8.5. Kanë jo vetëm bursa por edhe përjashtim nga tarifat.

Thirrja deri në fund të janarit. Institucioni I ri AKFAL, është institucioni përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA