Rritet dhuna ndaj grave në Elbasan/ Dyfishohet numri i atyre që kërkojnë urdhër mbrojtjeje, alarm edhe për dhunën digjitale

13/09/2026 15:38

Dhuna me bazë gjinore vijon të shënojë rritje të rasteve, vit pas viti ndërsa muajt e verës mbajmë rekord.

Pranë Forumit të Gruas Elbasan vetëm gjatë muajit Gusht është dyfishuar numri i grave që kërkojnë urdhër mbrojtje.

Shkaqet e dhunës mbeten komplekse dhe po ashtu i ndryshëm niveli arsimor. Tashmë ajo që po merr përmasa të frikshme është dhuna digjitale.

Rritja e rasteve të dhunës ka sjellë edhe rritjen e numrit të çifteve që shkojnë drejt divorcit. Pasojat tek gruaja e tek fëmijët mbeten të rënda dhe afatgjata.

Top Channel